Revista “Time” ka zgjedhur 100 shpikjet më të veçanta të vitit 2021. Lista e tyre është e larmishme, ato lidhen me teknologjinë dhe marketingun. Fol Drejt ua sjell disa nga këto shpikje të cilat janë realizuar në vitin që shkoi.
Softueri për mbikëqyrjen e proceseve industriale
“Percepto AIM”, është një softuer që falë dronëve dhe robotëve të llojeve të ndryshme, mundëson të inspektoni nga distanca struktura industriale të llojeve të ndryshme, termocentrale ose rafineri. Softueri e bën të mundur mbledhjen e të dhënave, kështu që situata mund të mbahet nën kontroll sa më shumë që është e mundur. Ai mund të jetë shumë i dobishëm për të shmangur zjarret.
Karrige me rrota që e kursen hapësirë
“Revolve Air”, karrige me rrota që paloset. Kjo e fundit ju kursen hapësirën, për shembull gjatë udhëtimeve, apo edhe në vende të tjera, qoftë edhe brenda shtëpisë. Është Andrea Mocellin e cila e zhvilloi atë. Mocellin punon në kompaninë “Ferrari”. Karrigia me rrota ende pa dalur në treg është prenotuar nga mbi 10 mijë njerëz. Çmimi i saj bazë është rreth 2 mijë euro.
Pajisja për larjen e flokëve me më pak ujë
Kompania “L’Oréal” me synim kursimin e ujit, sot për parukierët, por në të ardhmen e afërt edhe për njerëzit nëpër shtëpi sjell një paisje të veçantë. Kjo quhet “Water Saver”, lidhet me lavamanët normalë. Mbi të gjitha bën dy gjëra:e përzien ujin direkt me shampon dhe e lëshon ujin në pika shumë të vogla. Kjo me qëllimin që të kursejë deri në 80 për qind konsumit të tij.
Shtëpitë e printuara në 3D
Kompania me bazë “ICON” në Teksas të SHBA-së, sistemi “Vulcan” përdor printimin 3D për të krijuar ndërtesa në një material të njohur si “Lavacrete”. “ICON” thotë se mund të printojë shtëpi të tëra brenda pak ditësh. Këta përfshijnë si qëllim të tyre edhe ngulimet e ardhshme njerëzore në planetin Mars.
Makina robotike për programuesit e së ardhmes
Kompani robotike “Sphero” është një e njohur nga disa për droidin e saj “Star Wars”. Produkti i tij i ri quhet “Indi” dhe është një makinë robotike e krijuar për t’i mësuar fëmijëve 4 vjeç e lart programimin kompjuterik. Kjo bëhet pa përdorur ndonjë ekran. Siç tha edhe një nga inxhinierët që u mor me këtë shpikje, synimi ishte “të silleshin në botën fizike konceptet abstrakte”. Vetëm kompleti bazë kushton rreth 100 euro.
Peshku vegjetal
“Kuleana” është një kompani që po përpiqet të bëjë me peshkun, atë që të tjerët po bëjnë me mishin e kuq. Kompania po përpiqet të prodhojë peshk që nuk është peshk, pasi prodhohet me përbërës vegjetalë, por që shijen e ka tamam si të peshkut. Tani për tani këto produkte mund të shijohen vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Risi për dublimin
Kompania startup “Flawless” me seli në Londër, po përdor inteligjencën artificiale për të eliminuar mospërputhjen midis buzëve që lëvizin në një gjuhë (ajo origjinale) dhe fjalëve që dëgjohen në dublim. “TrueSync”, sjell softuerin e zhvilluar nga “Flawless”, pasi ai po përpiqet të revolucionarizojë “një proces, që nuk ka ndryshuar shumë nga kohërat e kaluara”.
Google Maps Live View
Gjetja e rrugës në një hartë me pamje nga lart, nuk është gjithmonë dhe aq e lehtë, por tashmë mund të jetë shumë më e thjeshtë falë “Live View”. Ky është një modalitet i Google Maps që përdor kamerat e smartfonëve për të lidhur botën reale me hartat e Google.
Motori i kërkimit pa reklama
“Neeva” është një motor kërkimi i krijuar nga një grup ish-punonjësish të kompanisë “Google”. Në vend se të financohen përmes reklamave, ata duan që ta bëjnë këtë përmes abonimeve. Abonimi mujor kushton pak më pak se 5 dollarë, dhe ka një qasje falas 3-mujore.
Syzet për një realitet të zmadhuar
Syzet “ThinkReality A3” të kompanisë Lenovo kushtojnë 1.500 euro. Ato mund të lidhen edhe me smartfonët dhe kompjuterët, dhe kanë ekrane me definicion të lartë, të cilat ju japin mundësi të konsultoheni me deri në 5 ekrane njëri pas tjetrit.
Mësimet jashtë linje
“The Learning Passport” është një platformë e zhvilluar nga kompania “Microsoft” në bashkëpunim me UNICEF. Kjo u realizua për t’u ofruar mundësinë studentëve që nuk kanë internet në shtëpi të ndjekin mësimet offline. Mësuesit i ngarkojnë leksionet në platformë, dhe për t’i parë ato nuk ka nevojë për rrjet. Ky program është shumë i personalizueshëm, dhe çdo mësues mund të ngarkojë mësime të llojeve të ndryshme, dhe në gjuhë të ndryshme.
Hartë më e saktë e botës
Siç mund ta dini, hartat e botës me të cilat jemi mësuar, nuk janë aq të sakta. Ato kanë disa shtrembërime në raport me përmasat reale të vendeve të ndryshme. Për shembull në realitet, Rusia është më e ngushtë se sa Afrika. Gott-Goldberg-Vanderbei nga astrofizikanët J.Riçard Got, David Goldberg dhe Robert Vanderbei konsiderohet version më i besueshëm.
Një lexues teksti
“OrCam Read” është një pajisje e krijuar për të ndihmuar cilindo që ka probleme me leximin. Kushton pak më shumë se 1500 euro, i përgjigjet komandave zanore dhe falë një kamere të avancuar dhe inteligjencës artificiale, është në gjendje të riprodhojë çdo tekst.
“Netflix-i kirurgjisë”
GIBLIB është një platformë që prodhon dhe mban leksione. Gjithashtu shpjegon se si të kryhet operacioni. Kjo platformë përdoret nga personeli mjekësor, dhe mund të ndihmojë në trajnimin dhe ndarjen e njohurive midis kirurgëve./FolDrejt/