Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shprehur mirënjohjen ndaj Shqipërisë për ndihmën me energji elektrike, përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj ka njerëz që mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, transmeton Fol Drejt.
“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi”, ka shkruar Çitaku./FolDrejt/