E premte, 3 Maj, 2024

City i hakmerret Wolvesit për dy humbjet e fundit, triumfon me vështirësi në udhëtim

Manchester City e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën Premier.

Nënkampioni i Anglisë ka marrë një fitore të madhe, teksa ka mposhtur skuadrën e papërshtatshme Wolverhampton Wanderers me rezultat të ngushtë 1-3.

City është hakmarrë ndaj Wolvesit, pasi kjo skuadër edicionin e kaluar e kishte mposhtur në dy takimet.

Ekipi i Pep Guardiolës punën e fituesit e kreu në pjesën e parë, teksa shënuan dy gola.

Kevin De Bruyne . (Photo by Matt McNulty – Manchester City/Manchester City FC via Getty Images)

Fillimisht në minutën e 20-të, Kevin de Bruyne realizoi një gol nga penalltia të cilën e kishte fituar vet.

Ndërkohë 12 minuta më vonë një aksion i mirë i mysafirëve bëri që Sterling të asistoi për Phil Foden i cili shënoi lehtësisht për 0-2.

Lexoni edhe..

Raheem Sterling dhe Phil Foden. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Me epërsinë prej dy golave të Cityt skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

Në pjesën e dytë mysafirët e qarkulluan topin më shumë në mesfushë, duke mos rrezikuar mbrapa.

Gjithsesi fundi ishte interesant, pasi Wolves arriti të ngushtoj epërsinë me Raul Jimenez që shënoi në minutën e 78-të për 1-2.

Vendasit tentuan me të gjitha forcat ta barazonin rezultatin, por në fund nuk ia arritën një gjëje të tillë dhe City shënoi edhe golin e tretë krejt në fund të ndeshjes.

Braziliani Gabriel Jesus në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

 

Të ngjajshme