Vitet e kaluara Manchester City nuk kursente për sa i përket përforcimeve dhe duket se e gjithë kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Sky Sports njofton këtë mëngjes se drejtuesit e Premier League zbuluan se shumë rregulla ishin thyer në Etihad dhe hetimi i tyre zgjati deri në katër vjet dhe tani City mund të ndëshkohet rëndë.
Disa media në Angli bënë të ditur se Manchester City, për shkak të rregullave të shumta të thyera për “fair-play” financiar, kërcënohet edhe me dënimin me heqjen e pikëve në sezonin aktual të Premierligës, gjë që do t’i largonte nga lufta për titull.
Po ashtu flitet për përjashtimin e Cityt nga Premierliga, por shumë besojnë se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas informacioneve të para, atyre mund t’u hiqen të paktën dhjetë pikë. Përveç kësaj, ata ka të ngjarë të pezullohen përsëri për sjelljen dhe regjistrimin e lojtarëve të rinj në afatet e ardhshme të transferimeve dhe gjithashtu pritet të marrin një gjobë të madhe, transmeton Fol Drejt.