CNN amerikan publikoi një video të vitit 2021, në të cilën ish-presidenti i SHBA Donald Trump flet në Nju Xhersi se kishte dokumente që nuk janë deklasifikuar.
Videoja përfshin detaje të reja nga biseda, e cila është gjithashtu një provë kryesore në aktakuzën e prokurorit special Jack Smith kundër Trumpit, i cili akuzohet për trajtim të paligjshëm të informacionit të klasifikuar.
Sipas raportimeve, video përfshin gjithashtu një moment kur Trump tregon se ai mban një dokument sekret të Pentagonit me plane për të sulmuar Iranin, përcjell Fol Drejt.