Në Kosovë janë 9 mijë e 240 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina me 2 mijë e 138 raste, Gjilani me 691, Peja me 621, Mitrovica me 543 e të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se nga 1 mijë e 233 testime janë konfirmuar 582 raste të reja me COVID-19. Një qytetar ka humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 635 qytetarë./21Media