Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit i ka konfirmuar se në bisedimet me Kosovën, Ankaraja do të insistojë në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Daçiq ka vizituar sot Ankaranë, ku është takuar me Erdoganin me dyer të mbyllura.
“Erdogan deklaroi se është e nevojshme të respektohen të gjitha marrëveshjet, se është i nevojshëm dialogu, për të ruajtur paqen dhe nuk duhen shkaktuar incidente”, tha Daçiq për mediat serbe në Ankara.
Në Ankara, Daçiq u takua edhe me shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu dhe kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop, raporton mediumi serb N1, transmeton Fol Drejt.