Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi sonte se të gjithë ata nga opozita, të cilët gjatë negociatave në Bruksel, sulmojnë apo përçmojnë Asociacionin, janë drejtpërdrejt në krah të armikut më të madh të Asociacionit dhe popullit serb, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“E drejta për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiq për Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Ai u bëri thirrje të gjithëve nga opozita që, siç tha ai, të mos dëmtojnë interesat kombëtare serbe, sepse në këtë moment presidenti Aleksandër Vuçiq po lufton me të gjitha forcat që kjo të jetë kusht themelor për çdo marrëveshje të mëtejshme, e cila, sipas tij, është me interes jetik për popullin serb të Kosovës./FolDrejt/