Manchester City ka mbyllur në mënyrë mbresëlënëse sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, por menjëherë pas fitimit të trofeut të tretë, Ligës së Kampionëve, ka filluar të mendojë që ta forcojë skuadrën.
“Daily Mail” shkruan: “City ka intensifikuar përpjekjet për të sjellë nga Leipzig Josko Gvardiolin, vlera e të cilit është 100 milionë euro. Ai do të forcojë mbrojtjen që Aymeric Laporte po largohet”.
Laporte është tetë vjet më i madh se Gvardiol. Ai erdhi te City nga Athletic Bilbao në janar 2018 për 65 milionë euro, si një blerje e shtrenjtë për Cityn. Megjithatë, këtë sezon ai u hoq nga formacioni fillestar nën drejtimin e Guardiolës, transmeton Fol Drejt.