Manchester United refuzoi ofertën e West Ham-it, i cili dëshironte të huazonte Harry Maguire, shkruan Daily Mail dhe pretendon se United nuk dëshiron ta lërë të lirë përfaqësuesin anglez dhe mbojtësin më të shtrenjtë ndonjëherë.
Maguire nuk është opsioni i parë në ekipin e trajnerit Erik Ten Hag, i cili përdor në mbrojtje Raphael Varane, Lisandro Martinez dhe Luke Shaw. Kujtojmë se në vitin 2019, United pagoi Leicesterin 87 milionë për Maguire. Sot, sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 30 milionë eurove./FolDrejt/