Hetimet në lidhje me shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream vitin e kaluar janë duke vazhduar, por mbetet e paqartë se kur do të përfundojnë, deklaruan sot ministritë e Jashtme të Danimarkës, Suedisë dhe Gjermanisë në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Suedia dhe Danimarka, në zonat ekskluzive ekonomike të të cilave ndodhën shpërthimet, arritën në përfundimin se tubacionet që transportonin gaz natyror nga Rusia në Gjermani ishin hedhur në erë qëllimisht, por nuk thanë se kush mund të ishte përgjegjës, raportoi Reuters.
Në këtë njoftim thuhet se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se për momentin nuk mund të thuhet se kur do të ndodhë kjo./FolDrejt/