Qeveria daneze do të përpiqet të gjejë mjete ligjore që do t’u mundësojnë autoriteteve të parandalojnë djegien e kopjeve të Kur’anit para ambasadave të vendeve të tjera në Danimarkë, tha ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Djegiet janë akte thellësisht fyese dhe të pamatura të kryera nga pak individë. Këta pak individë nuk përfaqësojnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria daneze”, tha Rasmussen në një deklaratë të dielën.
“Prandaj qeveria daneze do të shqyrtojë mundësinë e ndërhyrjes në situata të veçanta ku, për shembull, ofendohen vende, kultura dhe fe të tjera dhe ku kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën, jo më pak në lidhje me sigurinë,” ai tha.
Danimarka dhe Suedia janë gjetur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare javët e fundit pas protestave ku Kurani, libri i shenjtë islamik, është dëmtuar ose djegur.