Ndeshja e xhiros së 34-të të Premierligës ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat, e cila ishte dashur të luhej më 29 prill, për arsye sigurie është shtyrë për më 2 maj, raporton Sky Sports.
Në një njoftim për mediat nga Arsenali, i cili po pret këtë ndeshje, thuhet se ndryshimi i datës është kërkuar nga Policia Metropolitane, përcjell Fol Drejt.
“Jemi shumë të zhgënjyer që ndryshimi i datës do të ndikojë në tifozët tanë, pasi data e saktë e ndeshjes është rënë dakord më herët”, tha Arsenali./FolDrejt/