Sipas Fabrizio Romanos, David de Gea ka konfirmuar synimin e tij për të qëndruar në klub duke thënë se ai e don Manchester United, përcjell Fol Drejt.
“David de Gea konfirmon synimin e tij për të qëndruar: “Unë e dua Manchester Unitedin””, shkroi Romano në Facebook.
De Gea tutje citohet të ketë thënë: “Kam vite që jam këtu. E shijoj çdo moment. Kam luajtur shumë lojëra. Është mirë të jesh këtu. Është një klub i madh. E dua klubin, jam shumë i lumtur këtu”. /FolDrejt/