Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar që sa më shpejt të lirohet ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina!
“Ambasada e Kosovës në Shkup është angazhuar për lirimin e ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në sajë të fletë arrestit të Serbisë. Ndonëse gjendem në pushim të rregullt vjetor, kam vendosur ta ndërpresë pushimin për të takuar autoritetet e Shkupit zyrtar, dhe të angazhohem që sa më shpejt të lirohet Tomor Morina, i arrestuar padrejtësisht, në saje te fletë arrestit serb”, tha ai.
Dedaj bëri me dije se diplomatët e Ambasadës së Kosovës në Shkup, kanë bërë të gjitha përpjekjet dhe angazhimet që z.Morina sa më parë të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.