Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas lajmit për përfshirjen e asamblistit të Vetëvendosjes në një eksport të drogës, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se më herët u raportua se policia shqiptare ka kapur mbi 11 mijë tableta ekstazi dhe se në mesin e pesë të dyshuarve, përfshihen dy shtetas nga Kosova.
Në mesin e atyre dy shtetasve, është fjala për një asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar Deliu-Kodra, e cila me ironi, eksportin ku është përfshirë Mujeci e ka quajtur si eksportin më të madh të këtij pushteti.
“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro!
Respekt. Era shtet!”, ka shkruar Deliu-Kodra, përcjell Fol Drejt.