Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, Demokracia e Re në Greqi fitoi 40.8 për qind të votave përpara partisë së majtë Syriza, e cila fitoi 20.1 për qind të votave bazuar në më shumë se 90 për qind të votave të numëruara.
Sipas këtyre rezultateve, Demokracia e Re nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri e vetme, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Brendshme e Greqisë parashikon se Demokracia e Re mund të fitojë 145 vende në parlament, gjashtë më pak se shumica e synuar./FolDrejt/