Magazina më e madhe e Europës, SPIEGEL, i ka kushtuar një artikull të gjatë “Kasapit të Ballkanit” ose siç e quante më parë edhe si “Bin Ladeni i Europës”, Radovan Karaxhiqit. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm, që do të thotë se ditët e fundit të pleqërisë duhet ti harxhojë prapa hekurave, përcjell foldrejt.com.
Kryegjykatësi ishte danezi Vagn Prüsse Joensen, i cili e akuzoi të pandehurin serb për gjenocid dhe terror kundër civilëve.
E pamundur ishte të mohohej pjesëmarrja e Karaxhiqit në Masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8000 të rinj dhe burra muslimanë.
Gjithashtu gjatë rrethimit të Sarajevës janë vrarë rreth 10.000 njerëz, prej të cilëve 1600 fëmijë.
Ai gënjente paturp, duke mohuar se kishin ndodhur shumë krime në Bosnjë. Bile Karaxhiq u mundua përpara trupit gjykues, që të paraqitet si luftëtar kundër terrorizmit islam.
Edhepse Karaxhiq te shumë serbë të Bosnjës vlen si hero dhe bile figurë mitike, dënimi i tij është një mundësi e mirë që popujt ballkanikë të kuptojnë rrezikun nga nacionalizmi ekstrem ose BE nga popullizmi i djathtë./Foldrejt.com