Edmond Sufja, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim për trafik droge në organizatë kriminale.
48-vjeçari me banim në Lezhë ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Shqiptari do të ekstradohet drejt Italisë.
Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë
Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Raporton topchannel përcjell Foldrejt.com