Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se balona e rrëzuar kineze, e dyshuar si spiun, ishte 60 metra e lartë dhe mbante një ngarkesë të krahasueshme me atë të një avioni pasagjerësh.
Për krahasim, balona është e gjatë sa një ndërtesë njëzet katëshe, raporton Sky News, përcjell Fol Drejt.
Gjenerali Glenn Van Herk nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shpjegoi se ishte pikërisht për shkak të peshës së objektit që ushtria amerikane nuk e kishte rrëzuar më parë balonën ndërsa ajo lëvizte mbi tokë./FolDrejt/