Parlamenti britanik votoi për miratimin e një raporti që rekomandon sanksione kundër ish-kryeministrit Boris Johnson për mashtrimin e qëllimshëm të Parlamentit gjatë pandemisë së koronavirusit, kur ai organizoi festa, të cilat ishin të ndaluara.
Vetëm shtatë deputetë votuan kundër, ndërsa 354 votuan për miratimin e raportit, raporton Reuters.
Pas miratimit të raportit, ish-kryeministrit britanik iu hoq aksesi i posaçëm në parlament, transmeton Fol Drejt.