Kuvendi i Kosovës sot ka mbajur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes e Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se edhe nëse votohet rezoluta për mbështetjen e Policisë së Kosovës nuk e ndryshon gjendjen.
“Ne si deputet do duhet të ishim prezentë dhe të diskutonim për situatën e policisë dhe të merreshim me incimin e ligjeve të cilat e përmirsojnë gjendjen”, tha Rrahmani për Insajderin.