Nëpërmjet një grafike të paraqitur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deputeti Armend Muja ka shqyrtuar situatën ekonomike të Kosovës në lidhje me vendet e punës për qytetarë.
Duke bërë një krahasim prej periudhës 2016-2021, deputeti Muja ka vënë theksin mbi rritjen e numrit të të punësuarve në 414 mijë e 705 të punësuar, ndërkohë që papunësia është zvogëluar për 17.7%, transmeton Fol Drejt.
Muja ka bërë me dije se vetëm gjatë vitit 2021, janë raportuar rreth 32000 vende pune më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2019./FolDrejt/