Në Kuvendin që po zhvillon sot seancë, deputetja Deliu-Kodra ka ngritur si shqetësim rritjen e rasteve të dhunës seksuale në vend, duke shtruar kështu një kërkesë të veçantë.
Ajo ka thënë se është nevojë urgjente krijimi i një linje të veçantë në mënyrë që viktimat të mund ta raportojnë dhunën seksuale, transmeton Fol Drejt.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhet urgjentisht të krijojë një linjë të veçantë të raportimit të viktimave të dhunës seksuale si dhe të shtohen psikologët në strehimore”, ka thënë Deliu-Kodra.
Tutje, ajo ka kërkuar angazhim maksimal të shoqërisë në parandalimin e këtyre akteve të cilat ajo i ka cilësuar si të neveritshme.
“Duhet të angazhohemi secili për të parandaluar këto veprime të neveritmshme dhe të mbështesim viktimat e dhunës seksuale. Duhet të sigurojmë që rastet e ngacimeve seksuale të iu përgjigjemi shpejtë dhe ashpër, të jemi të ashpër ndaj sulmuesve në mënyrë që të të sigurojmë që viktimat të mbrohen. Vetëm kështu do të dërgojmë mesazh të qartë tek të gjithë dhunuesit se shteti, institucionet, shoqëria ka vullnet e gatishmëri t’i mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”/FolDrejt/