Mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, e paraparë që të mbahej sot, ka dështuar.
Ky dështim ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, anipse dje kishte njoftuar për ardhjen e tij, transmeton Fol Drejt.
“Zëvendëskryeministri na ka njoftuar dje se do të marrë pjesë në këtë takim dhe ka qenë datë e kërkuar nga ai. Ndërsa sot e pamë që kjo mbledhje ishte e qëllimshme ku nuk ishin deputetët e pozitës”, tha deputetja nga radhët e LDK-së dhe njëherit kryesuesja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi.
Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte që Bislimi të japë informacione për sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.