Një zjarr i cili e kaploi Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, la një person të vdekur dhe dhumë të tjerë të lënduar.
Ky rast u raportua se ndodhi rreth orës 00:15, gjatë ditës së djeshme, njofton policia, shkruan Fol Drejt.
“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së. Si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësi, eksperti i zjarreve dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin më të detajuar të policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/