Edson Arantes do Nascimento, i njohur për futbolldashësit si Pele, ndodhet në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo që prej datës 29 nëntor dhe lëvizja e fundit e djalit të tij Edinho tregon se situata është alarmante.
Edinho, trajneri 52-vjeçar i Londrinës, një klub nga shteti brazilian i Paranës që garon në Serinë B të vendit, i kërkoi drejtuesve të klubit që ta lejonin të qëndronte në spital me babain e tij, gjë që drejtuesit e Londrinës ia dhanë.
Ai është pjesë e klubit që nga viti 2020, ku drejtoi fillimisht skuadrën e re dhe në mesin e vitit 2022 do të marrë mundësinë si kreu i 11-shes më të mirë.
Babai i tij është duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë gjatë vitit të fundit dhe gjendja e legjendës së futbollit brazilian është përkeqësuar, ndaj ai është shtruar në spital që nga fundi i nëntorit për shkak të problemeve me zemrën dhe veshkat./FolDrejt/
El exportero Edinho, hijo de 'Pelé', aplazó su regreso al club Londrina, en el que se desempeña como técnico, para poder seguir acompañando al tricampeón mundial en el hospital en que está internado hace un mes, en momentos en que su estado de salud es motivo de preocupación. pic.twitter.com/op8lSAi5AQ
— Diario Panorama (@diariopanorama) December 27, 2022