Biznesmeni Blerim Devolli, njëherësh pronar i operatorit virtual për telefoni mobile Dardafon.net L.L.C e njohur si “Z-mobile”, po intervistohet si dëshmitar nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.
Deputetët kërkuan arsyen pse Devolli kërkon intervistim të mbyllur për media.
Anëtari i Komisionit Haxhi Avdyli kërkoi që seanca të mbahet e hapur për hir të publikut rreth asaj çfarë ka ndodhur me Z-Mobile.
Milaim Zeka anëtar, theksoi se meqë është komision hetimor, duhet reflektuar që intervistimit të bëhet i mbyllur.
“Unë e mbështes kërkesën e Blerim Devollit, që mbledhja të mbahet e mbyllur”, tha Zeka.
Kryesuesi Visar Ymeri propozoi që kjo seancë të jetë e hapur meqë edhe të intervistuar të tjerë kanë qenë të hapura. Po ashtu edhe Liburn Aliu ka thënë se seanca të jetë e hapur. Me shumicë votash, Komisioni mori vendim që intervista të mbahet e hapur.