E premte, 3 Maj, 2024

Dhjetëra të vdekur e të zhdukur nga përmbytja e një anijeje në Danub(VIDEO)

Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen mbrëmë në një aksident në mes të dy anijeve në Danub në Budapest, ndërsa 19 të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas mediave të huaja, ndërkohë janë publikuar disa pamje të aksidentit, kur anija përplaset me një tjetër turistike më të vogël pranë ndërtesës së Parlamentit hungarez.

Lexoni edhe..

Përplasja, e publikuar nga portali hungarez Blikk.hu tregon një trafik të dendur lumor dhe momentin kur dy anije u përplasën.

 

Siç është përmendur nga mediat hungareze, në një varkë të vogël, turistike që u mbyt pas përplasjes ishin kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, e cila u gjet në një nga shtyllat e urës Margaret.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në afërsi të Parlamentit të Hungarisë.

Kërkimet thuhet të kenë vazhduar deri mbrëmë vonë në sipërfaqen e Danubit, por kërkimi për të mbijetuarit ka qenë i vështirë për shkak të shikimit të dobët dhe energjisë elektrike në këtë pjesë të lumenjve.

 

 

 

Të ngjajshme