Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të zhvillojnë takime më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.
Ky takim pritet që të mbahet në nivel të drejtuesve të ekipeve negociatore – Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.
Të enjten ka qenë Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që ka njoftuar se ka folur me të dyja palët, lidhur me përgatitjet për raundin tjetër të dialogut.