Pas takimit të koordinatorit Hyseni në Shtëpinë e Bardhë Hyseni: SHBA-të vazhdojnë të kenë përkushtim të pa luhatur në dialog.
Koordinatori për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni, pas vizitës në Uashington, deklaroi se SHBA-të kanë qëndrim të pa luhatshëm ndaj dialogut.
Hyseni thotë se do të shohin hapa konkretë të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian.
Analistët ndërkaq, vlerësojnë se pa SHBA-të nuk mund të ketë marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi.