Avdullah Hoti ka ndërprerë fjalën e tij për disa sekonda përderisa diçka ka ndodhur brenda sallës së Kuvendit.
Duket se ka pasur të bëjë interpretuesen e cila gjendej krah tij duke përkthyer fjalimin për shurdhmemecët.
Megjithatë Hoti ka konfirmuar se është gjithçka në rregull, dhe ka vazhduar fjalën e tij, derisa interpretuesja është larguar nga salla e Kuvendit.
Ende nuk dihen arsyet për largimin e intepretueses nga salla e Kuvendit.