Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus të shtunën në mëngjes.
Simeone sot nuk arriti të marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës, pasi mori rezultatin, rolin e tij e mori zëvendës trajneri Ortega transmeton FolDrejt.
Simeone do t’i mungoj skuadrës nga Madridi në dy javët e ardhshme për arsye të karantinimit.