Në Haiti të Karaibeve, një ish-senator dhe nipi i tij janë djegur në një makinë.
Sipas shtypit rajonal, trupat e djegur të ish-senatorit dhe të nipit të tij u gjetën në lagjen Laboule pranë kryeqytetit Port-au-Prince, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Policia, e cila ka dalë në vendngjarje pasi është njoftuar, ka konstatuar se në automjet janë vrarë senatori dhe nipi i tij.
Vrasjet mendohet se janë kryer nga një bandë që ka tentuar të kontrollojë zonën.
Për ngjarjen në fjalë ka nisur një hetim shumëdimensional.
Në Haiti, si pasojë e konfliktit të armatosur mes bandave, më 24 korrik humbën jetën 21 persona.
Vala e vazhdueshme e dhunës në rajon filloi një ditë pas përvjetorit të vrasjes së presidentit 53-vjeçar të Haitit, Jovenel Moise, më 7 korrik 2021, nga persona të armatosur.
Që nga vrasja e Moise-s, bandat kanë luftuar për kontrollin e zonës në vend./FolDrejt/