Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dy vrasjeve që ndodhën mbrëmë në Prishtinë.
Çitaku tha se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë.
“Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej”, ka shkruar ajo.
Tutje, Çitaku tha se këto ngjarje janë të tmerrshme.