Hapja e dyerve të Kuvendit, sot, në ditën e dytë solli rreth 250 bashkatdhetarë, me vendbanim në shtete të ndryshme të botës, por që aktualisht po qëndrojnë për pushime në Kosovë.
Ndërkaq, gjatë dy ditëve të aktivitetit, Kuvendin e vizituan rreth 450 bashkatdhetarë gjithsej.
Siç u bë e ditur në komunikatë, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare dhe zyrtarët përgjegjës të administratës. Ata vizituan mjedise të ndryshme të punës dhe u njohën me rolin, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
“Gjatë qëndrimit në Kuvend dhe takimeve me deputetë, bashkatdhetarët shprehën interesimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për shumë çështje preokupuese për ta.”, u bë e ditur në komunkatën e Kuvendit./21Media