Një 67-vjeçare ka denoncuar të birin në polici, nën dyshimet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Rasti ka ndodhur në Këlcyrë të Shqipërisë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur nga autoritetet shqiptare, i dyshuari 35-vjeçar është ndaluar nga policia./FolDrejt/
Njoftimi i plotë nga policia:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.