Çështja e shpenzimeve për karburante, privilegj ky i garantuar me ligj, u bë temë debati gjatë këtyre ditëve.
As deputetët e partisë në pushtet, nuk u kursyen nga kritikat.
Ndërsa situata ekonomike po vjen duke u rënduar, në opinionin publik janë “kryqëzuar” shumë prej deputetëve, të cilët e kanë fituar besimin e qytetarëve me premtimin për ndryshime rrënjësore, transmeton Fol Drejt.
Por kush i prinë listës së deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti për karburante gjatë periudhës janar – dhjetor, për vitin 2021?
Kësaj liste i prinë deputeti i AAK-së Palë Lekaj, i cili përgjatë kësaj periudhe i ka shpenzuar hiç më pak se 2790 euro.
Kjo është lista e plotë: