Në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, doli nga shtypi numri i ri i revistës “Dituria Islame”, në të cilin janë paraqitur elemente festive që e simbolizojnë këtë ngjarje.
Edhe ky numër sjellë një sërë temash të fushave të ndryshme që lidhen me aktualitetin dhe jo vetëm.
Lexuesit në mbarë vendin revistën mund ta gjejnë lehtësisht në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Në një formë tjetër, prezantimi i kësaj reviste po realizohet nga aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, e cila revistën po ua prezanton bizneseve e qytetarëve në komuna të ndryshme.
Ajo në komunikim me qytetarët po flet rreth përmbajtjes së numrit të caktuar e historikut të kësaj reviste.
Nga ana tjetër qytetarët po e vlerësojnë dhe mirëpresin këtë formë diskutimi duke shprehur interesim për revistën.
Shpërndarjen e numrit të ri, Goga-Bekteshi sot e realizoi në komunën e Lipjanit, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët e saj.
Lexuesit në këtë revistë çdo muaj mund të përfitojnë nga artikuj fetar, shkencor e kulturor.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.
EDITORIAL
Paradoksi i braktisjes së tokës së çliruar
______________________
FE & SHKENCË
Komentimi i kaptinës El-Fet’h
Sabri Bajgora
Mesazhe pa fund të Israsë dhe Miraxhit
Dr. Jusuf el Kardavi
Detyrat e besimtarit ndaj atdheut
Sead Paqarizi
Shpirti sipas pikëpamjes së filozofëve islamë dhe mutekeliminëve
Dr. Bahri Hoxha
Ateizmi, kauzë apo mohim
Phd. Adnan Shala
Një pejgamber i përkushtuar ndaj paqes (1)
Flamur Vehapi
Përemri lidhor në gjuhën e Kuranit
Shkelzen Hoxha
Etika e mikpritjes në legjislacionin islam
Dr. Ilmije Kuqi
__________________
INTERVISTA
Fadil Rashiti, imami që ua dha lamtumirën e fundit xhematit për t’u flijuar për atdhe
(Fet babai i dëshmorit)
______________________________
EDUKIM & FAMILJE
E drejta e gruas myslimane përballë ideologjisë së të drejtave të njeriut, feminizmit e islamofobisë (1)
Edlira Durmishaj
Dashuria
Amër Halid
Dashuria dhe kujdesi ndaj prindërve
Isa Tërshani
Gruaja – prehja e zemrës, qetësia e shpirtit
Mimoza Sinani
Vështirësitë socio-ekonomike të dimrit
Dr. Mirsad Asllani
______________
KULTURË
A është Islami fe e paqes apo e luftës?
Akademik Enes Kariq
_________________________________
HISTORI & CIVILIZIM
Përse qytetërimi islam?
Haki Sahitaj
______________________
AKTIVITETE
“FSI, institucioni më i vjetër i arsimit të lartë islam në trojet shqiptare”
Revistën “Dituria Islame” mund ta siguroni në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë