Pas përfundimit të ndeshjes mes PSG-së dhe Real Madridit mbrëmë, portieri Gianluigi Donnarumma ka folur rreth penalltisë së humbur të Messit dhe golit të shënuar pastaj nga Mbappe.
“Nuk kam asgjë për të thënë për Leon, këto gjëra u ndodhin të gjithëve. Të gjithë e dimë se kush është Leo Messi. Kemi shumë kampionë këtu që mund të ndryshojnë lojën, Kylian shënoi, por të gjithë bëmë një lojë të jashtëzakonshme. Kylian është një alien, ai është një jashtëtokësor! E shihni në stërvitje, në ndeshjet mes ditëve, ai është thjesht i jashtëzakonshëm” tha ndër të tjera ai.
I pyetur për të ardhmen e Mbappes, ai u shpreh se nuk e di për të ardhmen e tij por përderisa Mbappe është në PSG, bashkëlojtarët do ta shijojnë qëndrimin e tij aty./FolDrejt/