Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:30, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin e tij me patentë shofer, ku dyshohet të jetë i falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, njofon policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/