Sot, më 29.03.2023, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Gazmend HOXHA, ka mbajtur një takim pune me drejtorë të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore (DRP), transmeton Fol Drejt.
Drejtori i Përgjithshëm z. HOXHA, nga pozita e re përshëndeti pjesëmarrësit në këtë takim dhe kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendit.
Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi, etj.
Drejtori i Policisë HOXHA, ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore./FolDrejt/