Drejtuesit e Paris Saint-Germain planifikojnë të ulin deri në 30 për qind shumën e parave që ndan për pagat e futbollistëve të klubit nga Parisi deri në fillim të sezonit të ardhshëm, raporton britanikja “Times”.
Gazeta britanike thekson se në praktikë kjo do të thotë se një nga tre futbollistët më të mirë të PSG-së, Lionel Messi, Neymar apo Kylian Mbappe do të duhej të largohet nga klubi ose do të uleshin pagat e të gjithë lojtarëve.
Messi ka kontratë deri në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint-Germain, transmeton Fol Drejt.