Një person ka larguar nga shtëpia pa dëshirën e tyre gruan dhe fëmijët e tij.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:22, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës”, theksohet në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar./FolDrejt/