Dy raste të ndara të zhdukjes së personave janë shënuar në komunën e Ferizajt, transmeton Fol Drejt.
Rastet kanë ndodhur njëri mesditën e 5 gushtit, ndërkaq tjetri rreth mesnatës së 6 gushtit.
Në rasti e parë, raportohet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, për rastin tjetër thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.