Rreth dy ton e gjysmë uranium natyror u zhdukën në LIBIA, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Të martën, gjatë një vizite në Libi, inspektorët e IAEA zbuluan se 10 kontejnerë me rreth dy ton e gjysmë uranium, në formën e koncentratit të mineralit të uraniumit, mungonin në vendin ku autoritetet raportuan se ishte ruajtur, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
IAEA tha se do të kryejë kontrolle shtesë për të sqaruar rrethanat në të cilat u zhduk uraniumi dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij aktuale. Nuk specifikohet se për cilin vend bëhet fjalë.
Libia hoqi dorë nga programi i saj i zhvillimit të armëve bërthamore në vitin 2003, ndërsa Muammar Gaddafi ishte në krye të vendit. Pas përmbysjes së Gadafit në vitin 2011, Libia ra në një krizë të madhe politike.
Që atëherë, kontrolli politik në vend është ndarë midis një qeverie të përkohshme në kryeqytetin Tripoli dhe një tjetër në lindje të vendit, e mbështetur nga njeriu i fortë ushtarak Khalifa Haftar. Qeveria e përkohshme duhej të zgjaste vetëm deri në zgjedhjet e planifikuara për në dhjetor 2021, por ato ende nuk janë mbajtur./FolDrejt/