14 zjarrfikës të tjerë mbeten të zhdukur – Pas gati një jave, zjarri tashmë është nën kontroll
Autoritetet kubane njoftuan të enjten vdekjen e një zjarrfikësi 24-vjeçar në operacionin për shuarjen e një zjarri të madh në një fabrikë nafte në Matanzas. Kjo është viktima e dytë e konfirmuar , pas vdekjes së një zjarrfikësi 60-vjeçar që u njoftua të shtunën.
Pas gjashtë ditësh, zjarri tashmë është “nën kontroll”, sipas zjarrfikësve.
Nga zjarri në impiantet e naftës Matanzas, më i madhi në Kubë, 100 kilometra në lindje të Havanës, 130 persona u plagosën dhe 22 prej tyre janë ende të shtruar në spital .