Një person është arrestuar nën dyshimet se ka keqpërdorur një kartelë bankare të huaj, duke e përdorur në mënyrë të paautorizuar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 16:20.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti është ndaluar në momentin e pranimit të mallit i cili dyshohet se është blerë me kartelë bankare të huaj, duke u përdorur në mënyrë të paautorizuar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar: një telefon , një llap-top, dy fletë porosi dhe dy kuponë fiskal.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.