Një personi i është sekuestruar pasaporta për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore nën dyshimin se është e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, rreth orës 06:30, transmeton Fol Drejt.
“I dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke udhëtuar në linjën Prishtinë – Bazel, ka prezantuar pasaportë të shtetit të huaj e cilat dyshohet se është falsifikuar, pasaporta është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/