Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë.
Informatat e para për këtë rast, IPK-ja thotë se i ka pranuar nga Policia lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë (jashtë detyrës zyrtare) janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në një fshat të Komunës së Vushtrrisë, kurse ankuesi në këtë rast është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim./21Media